Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Çmimi Nobel për Paqen, izraeliti Shimon Perez është kandidatura më e mundshme për postin e kryeministrit të ardhshëm të Izraelit. Pas një takimi me krerët e Partisë Merec, një forcë e majtë në politikën e vendit, Perez është shprehur:- Unë i njoh vështirësitë dhe e di që duhet të nxitojmë.

Ndonëse jo zyrtarisht, Perez do të kandidojë si përfaqësues i Partisë Merec. Ai shihet si kandidatura më e mundshme pas laburistit Barak dhe ultranacionalistit Sharon. Konflikti 12 javor në territoret e pushtuara vazhdon. Mbi 333 të vdekur është bilanci i përgjakshëm i këtij konflikti, ku shumica e të vrarëve janë palestinez./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori