KEY, anëtari i grupit të djemve K-pop SHINee, publikoi albumin e tij të tretë “Pleasure Shop.” Në videon muzikore janë përdorur imazhe të krijuara nga Inteligjenca Artificiale dhe këngëtari koreano-jugor është shndërruar me pamje prej roboti.

Gjatë konferencës për shtyp nga Seuli Key tha:

“Shumë skena në videon muzikore kanë imazhe grafike të krijuara nga Inteligjenca Artificiale dhe mendoj se është mirë të përdoret për sa kohë që nuk abuzohet. Por gjithashtu nuk dua që Inteligjenca Artificiale të tejkalojë aftësitë njerëzore”.

Albumi përmban edhe pesë këngë të tjera si  “Overthink”, “Golden”, “I Know”, “Going Up” dhe “Novacaine”. Kantautori amerikan Ari Leff, i njohur gjithashtu me emrin e artit Lauv, bashkëpunoi në albumin e ri, duke bashkë-shkruar muzikën dhe tekstin në anglisht të “Novacaine”, një këngë me nota optimizmi.

Klan News