Këto pamje vijnë nga Majorka në Spanjë, ku të paktën 8 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve. 2 prej viktimave janë turistë britanikë, të cilët mbetën të mbërthyer nga rryma brenda në një taksi.

Rrugët e pushtuara nga uji i përngjajnë lumenjve të furishëm, që marrin gjithçka u del përpara.

9 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e katastrofës që kapi në befasi qytetarët. Në vetëm dy orë, më shumë se 220 milimetra shi i rrëmbyeshëm ra në qytetin turistik, duke fryrë lumenjtë.

Mbi 200 persona të bllokuar në zonat e përmbytura u evakuuan, ndërsa sfida e autoriteteve mbetet gjetja në kohë e të humburve.

Tv Klan