Shirat përmbytin rrugën tek “21 Dhjetori”



Shirat përmbytin rrugën tek “21 Dhjetori”

22:14 01/02/2021

Si çdo të hënë, emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa video nga rubrika “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Disa qytetarë kanë filmuar përmbytjen e rrugës në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, nga shirat e ditëve të fundit.

Në Kukës flamuri varet në gjendje të mjerueshme.

Në Papër-Sollak ka vërshime dhe rruga çahet me zetor.

Një sorrë ka hyrë në koshin e plehrave dhe nuk gjen “paqe”, derisa nxjerr të gjitha mbeturinat nga koshi.

Janë këto disa nga episodet që u shfaqën dhe u komentuan në emisionin “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.  /tvklan.al







Të ngjashme