Shishja më e shtrenjtë e uiskit

Posta

Shishja më e shtrenjtë e uiskit

19:39 26/10/2019

Një shishe e rrallë uiski skocez ka thyer rekord përsa i përket çmimit me të cilin është shitur. 1.9 milionë Dollarë është vlera e cila u arrit në ankand, shuma më e lartë që një shishe pije alkoolike është blerë.

Shishja ‘Macallan’, e prodhuar në 1926 me 700 mililitra, ishte pjesë e një koleksioni prej 178 shishesh të markës së njohur, të cilat datonin që nga viti 1926 e deri në 1991.

Rekordi i mëparshëm ishte 1.5 milionë Paund, për një shishe uiski nga e njëjta fabrikë skoceze dhe u shit në Nëntor të vitit të kaluar.

Shtëpia e ankadit që mori përsipër organizimin e saj, tha se ky çmim ishte i papritur, por megjithatë i justifikueshëm, pasi asnjëherë nuk ka një çmim të mirë për një uiski të mirë.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi