Përbërësit:

100 gr speek

100 gr spinaq

100 gr pomodorini

20 gr mustardë

3 patate

2 fileto pule

Hudhër

Trumzë

Rozmarinë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë papatet dhe i vendosim në një tenxhere që të ziejnë. Fileton e pulës e presim në feta të holla dhe e rrahim. Më pas e marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri, trumzë, i mbushim me spinaq dhe i bëjmë role. Roletë e pulës i mbështillim me spek dhe i fusim në shkop shishqebapi, i mbulojmë anët e rolesë me qepë dhe më pas vendosim edhe pomodorini.

Patatet e ziera i presim në feta të holla, i vendosim në një tavë dhe i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri, trumzë dhe rozmarinë. Në tavë gjithashtu vendosim edhe disa pomodorini dhe i fusim në furrë që të piqen.

Shishqebapët e përgatitur i skuqim pak në një tingan dhe më pas i fusim në furrë të të njëjtën tavë me patatet dhe i lëmë të piqen.

Në një tigan skuqim pak spinaq dhe e vendosim në pjatë të ngrohtë. Më pas vendosim papatet dhe mbi to shishqebapin.

/tvklan.al