Përbërësit:

200 gr galetë

100 gr djath i tymosur

100 gr pancetë

100 gr miell

4 patate

1 lugë vaj ulliri

3 vezë

Acuge

Hudhër

Vaj për skuqje

Spec djegës

Shkopinj për shishqebap

Kripë

Piper

Përgatitja:

Qërojmë fillimisht patatet dhe i vendosim në një tenxhere me ujë që të ziejnë. Në një tigan me pak vaj ulliri, tumzë dhe hudhër skuqim pancetën.

Grijmë të gjitha erëzat bashë me acuget. Shtypim patatet, në to shtojmë erëzat e grira bashkë me acuget, vezë, pak miell dhe pancëtën dhe i bëjmë brum. Vendosim në shkopinjt e shishqebap mozarella, i mbulojmë me brumin e patateve, i kalolmë në miell, vezë dhe galetë dhe i skuqim në tenxhere.

Për t’i shoqëruar përgatisim majonezë. Në një gotë mikseri hedhim një kokërr vezë, limon, kripë, piper dhe ndërkohë që i përziejmë shtojmë pak vaj ulliri dhe borzilok.

/tvklan.al