77 vite burg ka kërkuar prokuroria e Elbasanit për 7 persona të akuzuar se shpërndanin drogë në burgun e Peqinit.

Këta shtetas dyshohen si pjesë e një grupi për shpërndarjen e lëndëve narktike të llojeve të ndryshme   dhe këtë e realizonin nëpërmjet ndihmës së një gardiani të burgut.

Prokuroria deklaron se  në bazë të hetimeve, ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në qytetin e Elbasanit dhe, nëpërmjet punonjësit të burgut Zenel Nezha, ia jepnin të burgosurit Dorjan Tatoshi, i cili më tej ua shiste të burgosurve të tjerë.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Elbasanit kërkon dënimin me 15 vjet burg për ish – gardianin e burgut Zenel Nezhen, me 12 vjet burg për Jurxhens Kurani dhe Dorian Tatoshi, me 10 vjet e 6 muaj për Ardjan, Romeo e Ferit Serica dhe me 7 vjet burg për Altin Bektashin.

1.Ardjan Serica,  të dënohet me 10 vjet e 6 muaj burgim

2.Romeo Serica,   të dënohet me 10 vjet e 6 muaj burgim

3.Ferit Serica,  të dënohet me 10 vjet e 6 muaj burgim

4.Jurxhgens Kurani,  të dënohet me 12 vjet burgim

5.Dorian Tatoshi,  të dënohet me 12 vjet burgim;

6.Zenel Nezha,  të dënohet me 15 vjet burgim (përfshirë edhe akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Armëmbajtje pa leje”);

7.Altin Bektashi,  të dënohet me 7 vjet burgim

Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se i pandehuri Ardjan Serica, në bashkëpunim me të pandehurin Romeo Serica, iu kanë shitur  personave të ndryshëm  sasi  të dozuara heroine. Nga hetimi rezulton se sasinë  të pandehurit Ardjan Serica dhe Romeo Serica e kane marrë tek i pandehuri Jurxhens Kurani, ndërsa sasinë tjetër ata kanë bashkëpunuar me të pandehurin Ferit Serica. Po kështu të pandehurit Romeo dhe Ardjan Serica  kanë blere tek i pandehuri Altin Bektash nje sasi canabis sattiva.

Sipas prokurorisë provohet plotësisht me prova , fakte dhe përgjime telefonike implikimi i të gjithë personave në rrjetin e sigurimit , shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike nga këta persona  gjatë vitit 2015.

Tv Klan