Katër persona kanë rënë në prangat e bluve të kryeqytetit në kuadër të operacionit “Flex”.

Të arrestuarit, J.Z. 36 vkeç, S.H. 44 vjeç, B.M. 43 vjeç dhe R.H. 36 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin kokainë në Tiranë. Ata u kapën në rrugën “Janko Theodhosi” duke ushtruar aktivitetin personal.

Gjatë kontrollit të tyre fizik dhe në banesa, policia sekuestroi 1 kg kokainë, një thikë, pranga dhe 4 celularë.

/tvklan.al