Dy shpërndarës të drogërave të forta në kryeqytet janë vënë në pranga nga uniformat blu pas një hetimi disa javor.

Të arrestuarit janë L.N. 47 vjeç dhe E.C (H) 39 vjeç. Ata u kapën në rrugën “Nikolla Lena” në Tiranë teksa udhëtonin të dy me makinë. Gjatë aksionit për ndalimin e tyre, dy të arrestuarit tentuan të largoheshin me vrap, por u vunë në pranga.

Në makinën e tyre u gjet dhe sekuestrua 1.1 kilogramë kokainë. Sipas policisë, dy të arrestuarit shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”. /tvklan.al