Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona që dyshohet se tregtonin mina me telekomandë. Në sajë të operacionit të koduar me emrin “Muzgu” janë arrestuar 38-vjeçari Artan Bruka dhe 26-vjeçari Halil Gjana të dy nga Kukësi.

Policia kishte siguruar informacion për këta persona dhe pas ndalimit të tyre në Thumanë iu gjetën tre kallëpe tritoli, ku dy prej tyre ishin lidhur me detonator dhe të bashkuar me telefon. Sipas informacioneve të policisë këto mina me telekomandë mund të përdoreshin  për ndonjë atentat kriminal.

Tv Klan