Policia ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Në Lushnje është evidentuar një rast i shitjes së lëndëve piroteknike me fuqi të lartë shpërthyese.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht tregtuesin e këtyre lëndëve, shtetasin A. H., 26 vjeç, banues në Fier”, sqaron policia.

Po gjatë muajit dhjetor, në Tiranë janë goditur dy raste të tregtimit të lëndëve piroteknike. Është sekuestruar një magazinë me lëndë piroteknike të rrezikshme dhe poseduesi i tyre është vënë në pranga.

 Në Dibër janë goditur dy raste, janë sekuestruar kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese dhe janë proceduar nga Policia poseduesit e tyre. Në Lezhë janë sekuestruar qindra fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese dhe poseduesi i tyre është arrestuar në flagrancë. /tvklan.al