Shiste heroinë në Korçë, 23-vjeçari arrestohet pasi…



Shiste heroinë në Korçë, 23-vjeçari arrestohet pasi…

11:48 16/05/2021

Policia e Korçës ka arrestuar një 23-vjeçar që akuzohet se trafikonte drogë. Autoritetet sqarojnë se në pranga ka rënë Spartak Çardhaku, i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po ashtu ka filluar dhe procedimi penal në gjendje të lirë për O. K., 40 vjeç, banues në Korçë. Policia në një njoftim për mediat bëjnë me dije se për Çardhakun kishte informacione se ai shpërndante droga të forta në disa lagje të Korçës dhe arrestimi është bërë në lagjen nr. 17.

23-vjeçari akuzohet se i kishte shitur 40-vjeçarit disa doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, i cili sapo ka parë policët ka tentuar të largohet me vrap, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por më pas u neutralizua.

Efektivët pasi kapën 40-vjeçarin kanë zhvilluar një kontroll në banesën e Spartak Çardhakut, ku kanë gjetur dhe 23 doza të tjera me heroinë./tvklan.al







Të ngjashme