S’ka hotele, në dispozicion vilat dhe dy anije

Më shumë se 1.2 milionë bileta janë shitur për Kupën e Botës të Katarit 2022. Faza më e fundit e shitjes së biletave, një short me përzgjedhje të rastësishme, u mbyll në fund të Prillit me 23.5 milionë kërkesa, numri më i madh i të cilave vinin nga Argjentina, Brazili, Anglia, Franca, Meksika, Katari, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara.

“Unë mendoj se rreth 1.2 milion bileta janë blerë tashmë. Kështu që njerëzit në fakt po blejnë dhe njerëzit janë të ngazëllyer për të ardhur,” tha një prej anëtarëve të Komisionit Organizator të Botërorit. 1.2 milionë vizitorë gjatë Kupës së Botës, janë gati sa gjysma e popullsisë së Katarit.

Një shqetësim është edhe akomodimi i turistëve. Kkatari ka më pak se 30,000 dhoma hoteli, me çmime nga 80 – 100 dollarë më të ulëtat deri në hotelet luksoze me 5 yje. Tetëdhjetë për qind e këtyre dhomave janë aktualisht të prenotuara nga FIFA për të ftuarit e saj.

Katari ka rritur akomodimin jashtë strukturave të hotelerisë, duke i vënë në dispozicion 65,000 dhoma në vila dhe apartamente për tifozët dhe rreth 4,000 dhoma në dy anije turistike të ankoruara në portin e Dohas.

Tv Klan