Me një çmim rekord prej 1.8 milionë dollarësh

Atletet e reperit Kanye West janë shitur në ankand për një shifër rekord prej 1,8 milionë dollarësh, duke u bërë kështu atletet më të shtrenjta në botë. West i ka veshur atletet Nike Air Yeezy në vitin 2008, në edicionin e 50 të “Grammy Awards”.

Ndërkohë, këpucët tregojnë qartë se sa fitimprurëse ka qenë marka “Yeezy” për West, me shitjet që u rritën nga 1.3 miliardë dollarë në vitin 2019 në 1.7 miliardë dollarë vitin e kaluar, sipas ‘Forbes’.

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s ka njoftuar se këto janë atletet e para që e kalojnë shifrën e 1 milion dollarëve. Deri më sot, rekordi për atletet më të shtrenjta në botë mbahej nga atletet Air Jordan 1, të vitit 1985, që u shitën për 600 000 euro.

Klan News