16 mijë kuponë në dispozicion përfunduan për 2 orë e 38 minuta

16 mijë bileta në dispozicion të tifozerisë për ndeshjen e fundit të Shqipërisë në kualifikueset e Europianit janë shitur në pak orë. Për sfidën ndaj Ishujve Faroe që do të luhet në Air Albania më 20 nëntor, kjo kuotë ishte parashikuar për tifozerinë ndërsa 3500 të tjera kanë qenë të parashikuara për tifogrupet, partnerët e Federatës së Futbollit, si dhe të UEFA-s.

Shitja nisi në orën 20:00 të mbrëmjes së të enjtes dhe bileta e fundit përfundoi në mesnatë. Fillimisht u ezauruan kuponët për tribunat me çmimin më të lirë e më pas pjesa tjetër.

Kombëtarja do të ketë mbështetjen e tifozëve edhe në ndeshjen e 17 nëntorit në Moldavi. Në stadiumin Zubro të Kishinjaut pritet të jenë rreth 800 tifozë kuqezi.

Të gjithë presin të festojnë kualifikimin e Shqipërisë për herë të dytë në finalet e një Europiani. Por në gjermani, kuqezinjtë kanë mundësinë të shkojë me rekord personal, si për pikët e marra, për ndeshjet e fituara, për golat e shënuar dhe ata të pësuar si dhe me vendin e parë në grup.

Nga ana tjetër nuk priten surpriza në formacion në dy ndeshjet e fundit. Sylvinho kërkon perfeksionin në ndeshjen ndaj Moldavisë më 17 nëntor dhe ndaj Ishujve Faroe tre ditë më pas në Tiranë. Braziliani kërkon t’i fitojë të dy takimet.

Tv Klan