Një shitës trëndafilash është hedhur nga dy të rinj në ujë mbrëmjen e kaluar në Milano. Dy të rinjtë të moshës 25-vjeçare i janë drejtuar me fjalë ofenduese shitësit 55-vjeçar Bengal, i cili u përpoq të mbrohej, por pasi u dhunua, ai në pak sekonda e ka gjetur veten në ujërat e lumit Naviglio që është një ndër zonat e populluara në Milano.

Shitësi u shpëtua nga disa qytetarë të tjerë që ishin aty pranë dhe menjëherë kanë lajmëruar ambulancën për t’i dhënë ndihmën e shpejtë. Por gjendja e tij nuk shfaqej problematike, aq sa ai vetë nuk pranoi transportin në spital. Ndërkohë që në vendngjarje ishin të pranishëm edhe një patrullë policie.

55-vjeçari u tha forcave blu se ai ishte duke u shërbyer dy klientëve të tjerë, dhe se papritur dy të rinjtë e kanë fyer dhe sulmuar pa asnjë arsye. Në atë pikë ai u përpoq të largohej për të evituar konfliktin, por të rinjtë e kanë ndjekur dhe pastaj e kanë shtyrë me forcë poshtë në lum.

Sulmuesit e tij u zhdukën duke përfituar nga fakti se kishte shumë njerëz në atë kohë në zonë. Në vend policia nuk gjeti dëshmitarë okular të sulmit, por vetëm disa kalimtarë të cilët e ndihmuan shitësin e luleve të dilte nga uji. Pasi dëgjuan edhe fjalën e të pranishmëve rreth sulmit ndaj Bengal, policia po gjurmon të rinjtë por e vështirë të gjendet ndonjë provë identifikuese.

Pasi refuzoi transportin në spital, 55-vjeçari u largua në këmbë për në banesën e tij, e më pas për të bërë një kallëzim penal në komisariat për sulmin ndaj tij. Sa për buqetat me trëndafila, ai arriti t’i nxjerrë nga uji, por ato ishin shkatërruar plotësisht.

Klan Plus