Blerësi mbetet anonim, një nga pretendentët ishte Ronaldo

Është shitur më çmimin rekord Vetura e Zeze e Bugattit. 18 mln Dollarë dhe tashmë automjeti më i shtrenjtë në botë ka një pronar, që ka zgjedhur të mbetet anonim. La Voiture Noire,supersportivja e klasit Luks u krijua për të festuar 110 vjetorin e themelimit të kompanisë dhe lindi për të qenë një ekzemplar unik.

Frymëzimi për realizimin e saj mbërrin nga modeli Tipo 57 SC Atlantic, prodhim i vitit 1938, e cila u prodhua vetëm në 4 ekzemplarë.

Që në prezantimin e saj nga kompania elitare e automjeteve, kjo veturë unike tërhoqi vëmendjen e shumë të apasionuarve, një ndër të cilët ishte edhe ylli i futbollit, portugezi Chrsitiano Ronaldo që u tregua mjaft i interesuar në Sallonin e Gjenevës 2019.

Klan Plus