‘The Spirit of the Rose’ u ble për 26.6 mln dollarë nga një person anonim

Diamanti më i veçantë i quajtuar ‘The Spirit of the Rose’ që kishte qëndruar për një kohë të gjatë në ankand më në fund ka gjetur një blerës. Guri i çmuar ka shëtitur në disa shtëpi ankandesh, ndërsa blerësi që ka zgjedhur të jetë anonim ka ofruar 26.6 milionë dollarë për ta pasur në koleksionin e tij.

Diamanti rozë i përzier me vjollcë i cili është gjetur në Rusi është shitur në shtëpinë e ankandeve në Gjenevë për vlerën e 26.6 milionë dollarë. Sotheby’s e kishte vlerësuar këtë gur të çmuar në vlerën e 38 milionë dollarëve. 

Diamanti në formë ovale i cili ka të njëtin emër si baleti i famshëm rus ‘The Spirit of the Rose’, është më i madhi i gjetur deri më tani. Të tillë gurë të çmuar me ngjyrë rozë janë shumë të rrallë si dhe më të vlerësuarit estetikisht nga ata që i koleksionojnë.

Ofertat u hapën me 16 milionë dollarë dhe çmimi u rrit në 21 milionë. Por më pas gjithçka ndryshoi pasi një telefonatë nga një person i cili zgjodhi që të mbetej anonim dha vlerën e 26.6 milionë dollarëve.

I gjetur nga prodhuesi rus i diamantëve Alrosa, ky gur rozë është 14.83 karat. Vetëm një përqind e të gjithë diamanteve rozë janë më të mëdhenj se 10 karat. Diamantët me ngjyrë rozë janë më të vështirë për tu gjetur pasi  ato kanë një strukturë të veçantë që thyejnë dritën për t’u prodhuar me ngjyrë, në vend që të kenë ngjyrë të bardhë.

“The Spirit of the Rose” u shfaq në Hong Kong, Singapor dhe Taipei por askush nuk e bleu . Kohët e fundit është rritur shumë interesi sidomos nga të pasurit për të shtuar në koleksionet e tyre gurë të çmuar me vlera marramendëse.

/Klan Plus