Mbreti i pop-it ndërtoi një kompleks gjigand argëtimi

22 milionë dollarë është shifra që ka kushtuar ferma e gjigante “Neverland” e  Michael Jackson. Prona e yllit të ndjerë është blerë Ron Burkle, një ish-mik i Jackson, i cili e mori atë për një të katërtën e vlerës që ajo kishte fillimisht.

Ferma prej 1,100 hektarësh doli për herë të parë në shitje në vitin 2015 për 100 milionë dollarë ndërsa një vit më parë çmimi kishte rënë në 31 milionë dollarë, por pavarësisht uljes së çmimit nuk u shit.

Jackson e bleu fermën në 1987 për 19.5 milionë dollarë dhe e shndërroi atë në një kompleks argëtimi, duke ndërtuar një kopsht zoologjik dhe një park lojërash, ku argëtonte rregullisht fëmijët dhe familjet e tyre.

Neverland u kthye në qendër të vëmendjes në vitin 1990 pas hetimeve për Jackson për ngacmime seksuale ndaj fëmijëve.

Ndonëse u shpall i pafajshëm, artisti i njohur ka qenë subjekt i akuzave të abuzimit të mëtejshëm, përfshirë ato të bëra në një dokumentar të quajtur Leaving Neverland në 2019-n. 

Tv Klan