Shitet një ishull në Itali për 10 milion Euro. Në brigjet e rajonit të Ligurias, ishulli Galliara, tashmë është në pronësi të një manjati ukrainas, 42-vjecarit Olexander Boguslayev.

Prej shumë shekujsh, ishulli që ka formën e një breshke i përkiste Kishës Katolike, ndërsa në 40 vitet e fundit ka qënë në bashkëpronësi të 9 familjeve italiane. Edhe ndërtesat që ndodhen aty i janë shitur gjithashtu me vlerë disa milion euro të tjera, të njejtit blerës.

Galinara, që emrin e ka marrë pikërisht se në të kaluarën ishte djep i pulave të egra, edhe sot është një zonë e mbrojtur natyrore dhe ndodhet larg bregut të Albengës vetëm 1.5 km, është i gjatë 470 m dhe me gjerësi 450m. Është i ndaluar për turistët, pikërisht për statusin e tij të mbrojtur.

Ka një mjedis natyror të paprekur, por edhe vlera të jashtëzakonshme historike dhe kulturore. Në të është i ndaluar ndërtimi dhe përveç ndërtesave shekullore, nuk mund të ketë asgje tjetër.

Klan Plus