97 milionë Dollarë plus 13.7 milionë komisioni i ankandit. 110.7 milionë Dollarë është shifra rekord për të cilën u shit “Les Meules” (Mullarët), tabloja e piktorit të njohur francez Claude Monet.

Blerësi i veprës së vitit 1890 mbeti anonim nga shtëpia e ankandit. Ai mundinë betejën milionëshe të zgjatur plot 8 minuta, 5 konkurrentë të tjerë.

Bëhet fjalë për krjimin e parë të artit impresionist që i kalon 100 milionë Dollarët. “Les Meules” është njëkohësisht vepra më e shtrenjtë e Claude Monet.

Piktura doli për herë të parë në ankand në vitin 1986, ku u shit për 2.5 milionë Dollarë.

Mullarët e famshëm të Monesë janë një seri prej 25 pikturash. Vetëm 8 prej tyre janë në duart e koleksionistëve privatë, ndërsa 17 vepra të tjera ndodhen në muzeumet botërore.

Tv Klan