Tabloja “Gruaja e ulur pranë dritares (Marie-Thérèse)” e Pablo Picassos u shit 103,4 milionë dollarë gjatë ankandit të organizuar tek Christie’s, në Nju Jork.

Tabloja me përmasa 1,46 metra me 1,14 metra, e pikturuar më 1932, u vlerësuar 90 milionë Dollarë dhe arriti në 103,4 kur u shtuan tarifat dhe komisionet, pas një beteje më shumë se 19 minutëshe midis koleksionistëve. Vepra, e cila përfaqëson të dashurën dhe muzën e Picasso-s, Marie-Thérèse Ëalter, ka pothuajse dyfishuar sasinë e vlerësimit fillestar të siguruar nga Christie’s, domethënë 55 milion dollarë.

Shitja konfirmon gjallërinë e tregut të artit, i cili në të vërtetë nuk ka vuajtur nga pandemia edhe nëse është ngadalësuar nga pasiguria për gjendjen shëndetësore dhe ekonomike, por edhe statusin e veçantë të Pablo Picasso (1881-1973).

Pesë vepra nga Picasso tani kanë kapërcyer pragun simbolik prej 100 milion dollarësh. Edhe para kësaj shitje, ai ishte tashmë i vetëm në krye të këtij klubi shumë të mbyllur, me katër piktura, përfshirë “Gratë e Algjerit”, e cila mban rekordin për artistin spanjoll, me 179,4 milion Dollarë, në Maj 2015.

Klan News