Ardit Ferizi, i riu nga Kosova do të dalë para gjykatës së Virxhinia, SHBA, ndërsa përballet me akuzat e terrorizmit. Seanca do të mbahet në 15 qershor dhe është një seancë dëgjimore.

20-vjeçari, dyshohet se i ka dhënë informacione për 1,300 pjesëtarë të ushtrisë amerikane, Shtetit Islamik. Ai fillimisht nuk i ka pranuar akuzat, për sigurimin e mbështetjes materiale për terroristët.

Prokurorët thonë se Ferizi, vitin e kaluar, ka marrë të dhënat e një kompanie private dhe se ka siguruar emrat, fjalëkalimet e emaile-ve dhe numrat e telefonit të 1,351 ushtarëve amerikanë. Shteti Islamik më pas i ka publikuar këto të dhëna në Twitter, së bashku me kërcënime kundër ushtarëve.

Ferizi është arrestuar në Malajzi në muajin tetor (2015) dhe është dërguar në Shtetet e Bashkuara në janar. Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka cilësuar rastin si të parin të këtij lloji.

/tvklan.al