Shitja e automjeteve elektrike në këtë 10-vjeçar mund të arrijnë 145 milion në nivelin global



Shitja e automjeteve elektrike në këtë 10-vjeçar mund të arrijnë 145 milion në nivelin global

08:39 04/05/2021

Shitjet e automjeteve elektrike në këtë dhjetëvjeçar mund të arrijnë në 145 milion në nivel global. Por nëse politikat qeveritare do të jenë të përshpejtuara për nxitjen e zhvillimit të kësaj industria, atëherë numri i tyre mund të arrijë në 230 milion shitje. Sipas agjencisë ndërkombëtare të energjisë AIE, ndryshimi varet padyshim nga politikat, që si pikësynim parësor është pikërisht respektimi i objektivave në kuadër të klimës dhe energjisë, pra me zero çlirim gazrash të dëmshëm brenda vitit 2050.

Statistikat flasin për një rritje me 40% të shitjes së automjeteve elektrike në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019, që në shifra janë 3 milion makina elektrike më shumë. Ndërkohë që aktualisht në mbarë botën qarkullojnë 10 milion automjete elektrike, pa përfshirë këtu 1 milion mjete të transportit publik.

Ndërkohë që industria automobilistike botërore pësoi një reduktim me 16% në vitin e kaluar për shkak të pandemisë, Evropa rriti numrin e veturave elektrike, duke u bërë lider në sektor.  Kompanitë automobilistike në vitin 2020 kanë ofruar 370 modele makinash elektrike, duke rritur ndjeshëm bazën vjetore me 40%.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare nëse do të kishim ritme më të larta të këtij tregu dhe përhapjes, synimet për uljen e ndotjes dhe mbrojtjen klimatike mund të përmbushën brenda afateve të përcaktuara.

Klan News







Të ngjashme