Shitja e drogës në afërsi të shkollave

Shitja e drogës në afërsi të shkollave

15:45 10/11/2019

Mjekët: Fenomeni po shtrihet edhe te vajzat

Përdorimi i lëndëve narkotike në shkolla është tashmë një fenomen i njohur.

Vetëm në kryeqytet janë arrestuar në flagrancë 6 persona për periudhën Janar – Tetor 2019, teksa tentonin të shisnin drogë në afërsi të shkollave. Me të njëjtën akuzë janë vënë në pranga edhe 3 persona në Dibër, në Lushnje dhe në Vlorë.

Mjekët toksikologë ngrenë shqetesimin se dëmet që shkakton konsumi i lëndëve narkotike tek adoleshentët janë të parikuperueshme. Rritje ka njohur edhe numri i përdoruesve nga femrat.

“Sistemi nervor qëndror i adoleshentit është në zhvillim dinamik dhe shumë i ndjeshëm ndaj efekteve të substacave psikotrope. Dëmtimet që pëson truri në këtë fazë janë të parikuperueshme. Raporti është 80% me 20% është për meshkujt e femrat, ndërsa në drogat e tjera shkon 92% me 8%”, thotë shefi i Toksikologjisë, Zihni Sulaj.  

Ajo që nis shpesh si një lojë mes adoleshentësh, përfundon në konsumin e drogave më të forta.

“Mosha e fillimit për herë të parë në të dhënat tona është 14 -15 vjeç. Kemi një trend nga viti në vit në rritje, por përdoruesit vijnë pas shumë viteve. Ata që e përdorin për herë të parë, vijnë nganjëherë si grupe shokësh. Problemet më të mëdha i kemi me përdoruesit e kanabisit, 8 deri 10% dëmtime shumë të komplikuara për t’u trajtuar deri në aftësi totale psikologjike”.

Sipas një studimi të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik në vitin 2016, drogat u janë ofruar më shumë se 8 % të të rinjve në mjedise të shkollës.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi