Kërkesat e tifozëve për fanellën e yllit portugez i kanë sjellë United 13.1 milionë paund fitime

Ata ishin dy transferimet më të bujshme të Verës! Lionel Messi pas 21 vitesh iku nga Barça dhe firmosi te PSG-ja, Kurse Cristiano Ronaldo vendosi të rikthehej te Manchester United, ekipi që u largua në vitin 2009.

Lëvizjet e tyre bënë që tifozët të çmendeshin për të pasur fanellat e reja, ndërsa nga mediat ky është komentur si një duel tjetër mes dy ikonave të futbollit.

Deri më tani, është ylli portugez që kryeson sa i përket shitjes së fanellave.

Sipas “Daily Mail” që nga data 2 Shtator, shitja e bluzës me numrin 7 e Cristiano Ronaldos ka sjellë të ardhura me vlerë 187.1 milionë paund.

Jo çuditërisht bluza e portugezit është ajo që po shitet më shpejt në Premier League. Kalimi i tij te “Djajtë e kuq” ka ndihmuar klubin që të ketë një rritje me 62% të shitjeve të fanellave.

Ndërkohë që fanella me numrin 30 e Mesit te parisienët, edhe pse doli në shitje tri javë më parë ka sjellë 103.8 milionë paund të ardhura, 83 milionë më pak krahasuar me shitjet e fanellës së portugezit.

“Pleshti”ka bërë vetëm një paraqitje për PSG-në, por parashikohet që shitjet e fanellës të shtohen sërish, kur të nisin emcionet e Ligës së Kampioneve.

Klan News