Policia e Shkodrës ka bërë publik emrat e tre personave të arrestuar, mbrëmjen e djeshme në lidhje me Operacionin “Porosia”, ku u sekuestruan mina me telekomandë, pistoleta e snajper.

Në pranga janë vënë Flamur Dinushaj, 37- vjeç, i cili ka ndërruar mbiemrin 3 herë, Hilmi Isufaj, 55 – vjeç dhe Shkëlzen Metaliaj, 35 – vjeç, të tre këta shtetas banues në Shkodër.

Prokuroria e Shkodrës, e cila ka kryer hetimet është mjaft e rezervuar në dhënien e informacioni. Nuk sqarohet nëse të arrestuarit minat dhe armën e sekuestrura do t’i shisnin në qytetin verior apo aktiviteti i tyre kriminal shtrihet edhe në qytete e tjera të vendit.

Një burim i rezervuar i tha Televizionit Klan se, kryesisht aktiviteti i tyre zhvillohej në Shkodër. Megjithatë po verifikohen dhe mblidhen informacioneve pas dyshimeve se ata mund të kenë shitur eksploziv në zonën qëndrore të vendit.

I njëjti burim sqaroi se po verifikohen mënyra se si kanë ndodhur disa atenatate me eksploziv kohët e fundit, për të parë nëse është përdorur i njëjti mekanizëm dhe e njëjta lëndë plasëse.

Të ndaluarit ende nuk kanë dhënë shpjegime para oficerëve të policisë, ndërsa pritet që ditën e hënë të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Tv Klan