Pak ditë pasi emisioni “Stop” transmetoi me zë dhe figurë, mënyrën se si abuzohej me pesticidet e ndaluara, që megjithatë shiteshin për frutat e perimet që konsumojmë çdo ditë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masa për inspektimin e subjekteve në fjalë.

Në njoftimin për shtyp thuhet se gjatë kontrolleve të ushtruara në datat 28 dhe 29 Maj, 2020, në 4 subjektet e denoncuara nga Emisioni “Stop” u konstatuan shkelje të kërkesave ligjore dhe u morën disa masa: 2 paralajmërime, 5 gjoba me vlerë 700 mijë lekë si dhe bllokim produkti në 4 raste, 19 ton produkte të mbrojtjes së bimëve dhe produkte plehëruese.

AKU falënderon edhe një herë emisionin ”Stop”  për kontributin në garantimin e sigurisë ushqimore dhe ruajtjen e shëndetit të konsumatorit. /tvklan.al