Kompania fitoi 894 milionë dollarë në tremujorin e dytë, pritet hedhja në treg e produkteve të reja

Shitjet e tremujorit të dytë të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 u trefishuan, duke kapur vlerën e 894 milionë dollarëve krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Kjo vaksinë është një nga më të përdorurat nga qytetarët kundër koronavisruist pasi ka një çmim më të  lirë në treg dhe është më e lehtë në përdorim krahasuar me vaksinat e tjera që aktualisht qarkullojnë në  treg.

AstraZeneca pritet të kërkojë tani edhe miratimin e SHBA për vaksinën në gjysmën e dytë të këtij viti.

Kompania ka bërë me dije se vaksina tashmë është një nga  produktet e saj më të shitura, pas ilaçit Tagrisso i cili trajton personat e prekur nga kanceri i mushkërive.

Ndërsa AstraZeneca nuk i parashikoi fitimet nga shitjet e vaksinave, konkurrentët e saj Pfizer, Moderna dhe  Johnson & Johnson kanë  arritur të  fitojnë  respektivisht $33.5miliardë, $19.2 miliardë dhe  $2.5miliardë për vaksinat e tyre.

Ndërkohë  kompania AstraZeneca pritet t’i shtojë  listës së  saj të produkteve edhe ilaçe të reja kundër  sëmundjeve si kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Klan News