Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli” janë goditur 2 raste të tjera të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, konkretisht:

-Në Mirditë, u arrestuan në flagrancë 46-vjeçari me iniciale K. Ç., dhe 43-vjeçari me iniciale P. Ç., (kushërinj), të dy banues në fshatin Simon, pasi gjatë kontrollit në një ambient në afërsi të banesave të tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 4.3 kg kanabis.

-Në Lezhë, u arrestua në flagrancë 40-vjeçari me iniciale S. M., banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin me të cilin qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al