Autostradat dhe disa zona u përfshinë nga reshjet e fuqishme duke bërë që situata të dilte jashtë kontrollit

Shiu artificial që autoritetet në Dubai krijuan për shkak të temperatuarave ekstremisht të larta ka çuar në përmbytje.

Disa zona u vendosën në rrezik, autostradat u përfshinë nga reshjet e fuqishme të nxitura nga dronët, duke bërë që situata të dilte jashtë kontrollit. Zyrtarët lokalë nxorën paralajmërime për drejtuesit e automjeteve teksa në një pjesë të rrugëve, pati përmbytje të befasishme.

Autoritetet financuan një projekt, i cili do të mundësonte që dronët të kontrollonin motin. Në total janë paguar rreth 15 milionë dollarë për nëntë projekte të ndryshme për përmirësimin e shiut.

Klan News