Tatjana Haxhiaj, viktima e dytë nga flakët

Ky rrebesh shiu dhe breshëri që përfshiu Kukësin dhe Tropojën pasditen e së mërkurës duket se i dha fund situatës problematike me zjarret. Autoritetet lokale thanë se situata është nën kontroll dhe se të enjten do të bëhet një verifikim i plotë i situatës në terren për të parë nëse ka ende vatra aktive.

E stabilizuar duket situata edhe në jug të vendit. Pas 2 javësh beteje me flakët në Karaburun të Vlorës nuk ka më vatra zjarri. Falë ndërhyrjes nga ajri e toka u bë e mundur edhe mbajtja larg rrezikut të flakëve në Parkun  Kombëtar të Llogarasë.

Aktive janë disa vatra mes Llogarasë dhe Dukatit, por që nuk paraqesin rrezik për banesat apo zonat turistike. Ndërkohë, vijon puna për normalizimin e vatrës së riaktivizuar në zonën e Mbrojtur te Guri i Nikës në Pogradec, ku nuk paraqitet rrezik për banesa.

Drejt shuarjes përfundimtare janë edhe vatrat e zjarrit në Malin e Tomorrit dhe në fshatin Therepel në Skrapar. Për fat të keq këtë të mërkurë është shënuar viktima e dytë nga zjarret në vend.

Pak ditë, ku si pasojë e flakëve humbi jetën Andrea Haxhiaj nga fshati Asim Zenel në Gjirokastër, sot ndërroi jetë më spital edhe bashkëshortja e tij.

57-vjeçarja Tatiana Haxhiaj nuk ka mundur t’i rezistojë djegieve që kishte marrë në mbi 75% të trupit, teksa në 3 Gusht së bashku me bashkëshortin e saj u munduan të shuanin flakët e zjarrit që përpinë shtëpinë e tyre.

Tv Klan