Temperaturat zbresin në minus 16 gradë

Reshjet e shiut i lënë vendin acarit. Sipas sinoptikanëve, duke filluar nga e shtuna temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero, në disa zona do të arrijnë -15 apo -16 gradë Celsius duke u shoqëruar me reshje bore.

“Përsa i përket vlerave termike pritet të kemi një rënie të ndjeshme të tyre. I gjithë territori shqiptar në vlera minimale do të zbresë në vlera negative”.

Po kryeqytetasit a do t’i gëzohen bardhësisë?

“Kryeqyteti mbetet i rrezikuar. Sa i përket reshjeve të dëborës, pritet që këto reshje të përfshijnë një pjesë të mirë të territorit shqiptar”.

Për herë të fundit, Tirana është zbardhur nga dëbora në Shkurt të vitit 2018.

Tv Klan