Shkak i vrasjes në Fier, bashkëjetesa me të njëjtën grua

Shkak i vrasjes në Fier, bashkëjetesa me të njëjtën grua

16:14 16/11/2020

Fatmir Hoxhaj mohon krimin, pas vrasjes iku jashtë vendit

Si autor i vrasjes së Ahmet Toskës mëngjesin e 26 Tetorit në Fier, është arrestuar Fatmir Hoxhaj. Mësohet se hetuesit ranë në gjurmë të autorit pas një dëshmie, se ai bashkëjetonte me të njëjtën grua që ka pasur lidhje më herët edhe Ahmet Toska. Burimet thanë se arrestimi erdhi pas zbardhjes së disa përgjimeve dhe provave të tjera të mbledhura.

Sipas të njëjtave burime, Fatmir Hoxhaj dyshonte se Ahmet Toska vijonte të ngacmonte bashkëjetuesen e tij, ose takohej në fshehtësi me të. Kjo ka bërë që Hoxhaj të ndërmarrë aktin e rëndë, duke ekzekutuar 50-vjeçarin. Pasi kreu vrasjen, Fatmir Hoxhaj u largua drejt Italisë për disa ditë. Sapo u kthye në vendin tonë, policia e arrestoi me akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje.

Hoxhaj nuk e ka pranuar vrasjen dhe është justifikuar para oficerëve se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk mund të qëndronte në burg. 50-vjeçari Ahmet Toska u vra në sy të bashkëshortes në Fier, sapo doli nga banesa.

Tv Klan





Të ngjashme