Romanca e shkurtër mes Kanye West dhe modeles së njohur, Vinetria ka marrë fund pasi dyshja kanë vendosur që të ndahen. Mediat e huaja raportojnë se kjo prishje e marrëdhënies së tyre ka ardhur pasi reperi disa ditë më parë i kërkoi ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian publikisht që të bashkoheshin.

E mesa duket Kim nuk ka aspak ndërmend që t’i japë një mundësi babait të fëmijëve të saj pasi ka treguar se asnjë këshillim nuk do të mund ta rregullojë martesën e saj me reperin. Tani ajo ka nisur një lidhje me Pete Davidson.

Sjellim në vëmendje se raporti romantik mes Kanye dhe Vinetria u përfol për herë të parë në Nëntor kur të dy u panë së bashku gjatë një ndeshjeje basketbolli. Ndërkohë, reperi nuk e ndjek më 22-vjeçaren në Instagram.

Kujtojmë se pas ndarjes së bujshme nga Kim Kardashian, Kanye West u përfol për një lidhje me Irina Shayk, por kjo gjë nuk u konfirmua nga dyshja./tvklan.al