Vend që shkon, psikopat që gjen. Sipas një studimi të fundit rezulton se format e ndryshme të psikopatisë ndryshojnë nga vendi në vend dhe varen nga ambienti në të cilin rritemi dhe jetojmë. Rezulton se psikopatia në SHBA kryesisht influencohet apo lind kryesisht nga mungesa e empatisë, ose individualizmi i theksuar, ndërsa në Holandë vërehet në njerëz që kanë një stil jetese parazitar dhe papërgjegjshmëri.

Studiuesit thonë se në bazë të të dhënave të deritanishme, duket se kultura dhe ambienti në të cilin rritemi, kushtëzojnë jo vetëm sjelljen njerëzore, por edhe sëmundjet mendore. 

Kërkime dhe verifikime të mëtejshme do të bëjë të mundur të krijohet një hartë të psikopatisë, gjë që do ndihmojë mjekët të kuptojnë më mirë problemet e lidhura me këtë lloj patologjie dhe ndoshta të gjendet një zgjidhje për to.

Klan Plus