Sipas ekspertizës shkak për djegien e babë e bir është bërë një shkëndijë elektrike

Ka qenë aksidental zjarri si pasojë e së cilit u dogjën babë e bir të hënën në lagjen Muzakaj në Berat.

Sipas ekspertizës shkak është bërë një shkëndijë elektrike nga furrnela që ata përdornin për ngrohje.

Nga masa e shkaktuar në rrjetin elektrik u përhapën flakët e përmasave të mëdha në banesë.

61-vjeçari Jovan Vangjeli nuk ka mundur të dalë pasi ishte i paralizuar ndërsa trupi i tij u gjet i djegur i shtrirë në shtrat në dhomën e gjumit.

Pak orë pas tij forcat zjarrfikëse nxorrën të djegur edhe trupin e djalit të tij 37-vjeçar Mateo Vangjeli.

Veç banesës ku humbën jetën 61-vjeçarin me të birin, nga zjarri u dogjën edhe dy shtëpi të tjera ku pati vetëm dëme materiale.

Klan News