Shkarkimet në Ministrinë e Arsimit, Karabina pezullon Drejtorin e Përgjithshëm të shërbimeve

Shkarkimet në Ministrinë e Arsimit, Karabina pezullon Drejtorin e Përgjithshëm të shërbimeve

16:38 16/06/2017

Ministrja Teknike e Arsimit Mirela Karabina ka pezulluar nga detyra Alqi Kushin, Drejtor i Përgjithshëm i shërbimeve mbështetëse në MAS.

Dy ditë më parë ministria Karabina depozitoi në prokurori edhe një kallëzim penal për Kushin.

Kallëzimi është bërë për shkak të shkeljeve ligjore në lidhje me moskryerjen e detyrave të caktuara nëpërmjet urdhrave të Ministrit të Arsimit dhe Sportit,  të cilat kanë sjellë pengimin e punës në këtë  institucion.

Sipas dokumentacionit të depozituar, Kushi ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”,  “Kryerje të Veprimeve Arbitrare”, “Kanosje për shkak të detyrës” si dhe “Fyerje për shkak të detyrës”.

Tv Klan

 

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT