Shkarkimi i Kajmakut, reagon Rama

Shkarkimi i Kajmakut, reagon Rama

11:36 01/11/2019

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar të premten menjëherë pas vendimit të KQZ-së për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Institucionet janë institucione”, tha Rama në një reagim të shkurtër për mediat nga selia e PS, pas takimit me deputetët dhe kryebashkiakët e qarqeve të veriut të vendit.

Ndërsa në një reagim të mëvonshëm në “Twitter”, Rama shkroi: “KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje. Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë.”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me 5 vota pro t’i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Vendimi erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilës kryebashkiaku i zgjedhur në 30 Qershor është subjekt i ligjit të dekriminalizmit pasi në formularin e vetëdeklarimit nuk ka përmendur ndalimin në Greqi në vitin 2003 me para të falsifikuara. /tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi