Parti klienteliste e konsideron ministrja Elisa Spiropali Lëvizjen Socialiste për Integrim, për të cilën shton se në zgjedhjet e 25 Prillit doli partia më pak e votuar.

Spiropali tha gjatë emisionit Zonë e Lirë se, kryetar i kësaj partie, sipas saj, është Ilir Meta, dhe që me zgjedhjet e së dielës mori ndëshkimin nga populli. Për pasojë, ajo shtoi se Kuvendi do të certifikojë këtë vendim të qytetarëve duke e shkarkuar Presidentin e Republikës. Më pas ajo tregoi hapin e radhës që do të ndiqet duke e çuar këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese.

“Lajmi i mirë është që partia më klienteliste në Shqipëri me kryetar Presidentin e Republikës që na ka turpëruar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht në institucionin e vet ka dalë partia më pak e votuar në Shqipëri. Ka marrë ndëshkim nga populli shqiptar dhe të hënën e tutje do ta certifikojë Kuvendi. Kemi filluar procedurat. Kemi mbledhur firmat dhe do të ndjekim procedurat. Do ta shkarkojmë në Kuvend dhe pastaj shkon në Gjykatë Kushtetuese. E ka shkarkuar populli me votë Ilir Metën. Presidenti i Republikës këtë radhë është futur në raportin e OSBE/ODIHR si shkatërrues i zgjedhjeve. Është e rëndë”, tha Elisa Spiropali./tvklan.al