Komisioni Hetimor
për presidentin e Republikës i drejtuar nga Ulsi Manja ka zhvilluar mbledhjen eparë të tij duke zgjedhur dhe relatorët e që do ti drejtohet Kuvendit me raportpër shkeljet kushtetuese të pretenduara të kreut të shtetit.Alket Hyseni është
relatori i shumicës dhe Halit Valteri si përfaqësues i opozitës, ndërsaKlotilda Bushka sekretare e këtijkomisioni.Për Bashkim Finon
nisja e këtij komisioni hetimor është në rrugë të marrë sa kohë që ka përfunduardhe afati kushtetues për ankimin e dekretit të kreut të shtetit që shfuqizoi 30Qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.Mandati i komisionit është 3 muaj dhe socialistët thonë se do të zhvillohen 3 mbledhje të tij brenda 18 Korrikut kur mbyllet se ky sezon parlamentar. Në përfundim të hetimit komisioni do ti drejtohet kuvendit me një raport ku provohen shkeljet e kreut të shtetit. Historiku i Komisioneve Parlamentare në vend na ka dëshmuar se në seancë shkohet me 2 raporte të ndryshme një nga anëtaret e shumicës dhe një të opozitës, por duket se ky nuk është rasti pasi kërkesa për ngritjen e komisionit mori 102 vota përfshire dhe votat e deputeteve të opozitës së re.
Tv Klan