Pogradeci është i vetmi qytet që ka fatin të që shtrihet përgjatë liqenit të Ohrit por që fatkeqësisht  ujërat e zeza të këtij qyteti derdhen në liqen.

Edhe pse ndajmë të njëjtin liqen me Maqedoninë, ndryshimet janë drastike në mirëmbajtje.  Një projekt synoi të shpëtonte liqenin nga ndotja me anë të rehabilitimit të sistemit të kanalizimeve të ujërave të përdorura për qytetin e Pogradecit, por edhe ky mesa duket nuk po funksionon. 

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një auditim të kryer ka ngritur shqetësimin për vonesën e realizimit të projektit me vlerë më shumë se 13,4 milionë Euro.

Projekti ka nisur zbatim në vitin 2013 dhe duhet të përfundonte në vitin 2016. KLSH kërkon që nga Ujësjellës Kanalizimet Pogradec të marrë masat e duhura për zgjidhjen e mosrespektimit të kushteve të kontratës .Shkarkimi i ujërave të ndotura në liqen është një problem shqetësues jo vetëm për qytetarët e Pogradecit por edhe për pushuesit.

Burimi: Klan Plus