Drejtori i ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020, është shkarkuar nga detyra një ditë para nisjes së këtij kompeticioni. Kentaro Kobayashi u shkarkua pas publikimit në internet të disa pamjeve të tij në vitet 1990, ku shfaqet duket bërë shaka me Holokaustin. Shefi Olimpik i Japonisë tha se kjo video përqesh “faktet e dhimbshme të historisë”.
Vetë Kobayashi ka reaguar përmes një deklarate duke kërkuar ndjesë për sjelljen e tij të 23 viteve më parë.
“Argëtimi nuk duhet t’i bëjë njerëzit që të mos ndihen rehat. E kuptoj që përzgjedhja jo e duhur e fjalëve në atë kohë ishte e gabuar, dhe për këtë jam penduar”, tha ai.
Në videon e 23 viteve më parë, ish-komediani Kobayashi i drejtohet kolegut të tij duke iu referuar disa kukullave prej letre, duke thënë se i përkasin “asaj kohe që ju thatë le të luajmë Holokaustin”.
Shkarkimi i tij vjen një ditë para nisjes së Lojërave Olimpike, por është i radhës në vazhdën e disa skandaleve që kanë përfshirë këtë kompeticion. /tvklan.al