Ai ndërpreu një udhëtim me ministrat ndërkombëtare të Financave në SHBA, pritet që qeveria të rrisë taksen për korporatat

Kancelari britanik i financave Kwasi Kwarteng është shkarkuar nga detyra. Ai ndërpreu një udhëtim me ministrat ndërkombëtarë të financave në Uashington DC për t’u kthyer në Londër. Kryeministrja britanike Liz Truss do të mbajë një konferencë shtypi më vonë, pasi shtohen spekulimet se qeveria mund të ndryshojë më shumë shkurtimet e taksave të shpallura në mini-buxhetin e saj.

Ka spekulime se qeveria mund të ndryshojë kursin për taksën e korporatave. Kjo taksë mbi fitimet e kompanisë do të rritej nga 19% në 25% vitin e ardhshëm për të cilën Kwarteng njoftoi se do të mbetej i ngrirë gjatë mini-buxhetit. 

Gjithashtu edhe Liz Truss ka qenë në një presion të madh pasi sondazhet tregojnë se mbështetja për Partinë e tyre Konservatore ka rënë dhe deputetët kanë filluar të diskutojnë hapur nëse duhet të zëvendësohet, vetëm 37 ditë ka ardhur në detyrë.

Klan News