Shpalli të vdekur Covid-19 dhe u martua me një vajzë 24-vjeçare

Rijaseti i BFI-së të Maqedonisë së Veriut, në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur në Gostivar, me 2/3 e anëtarëve shkarkoi nga posti i kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepin dhe në vend të tij si ushtrues detyre ka emëruar myftiun e Gostivarit, Shaqir Fetahu.

Ish-Kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi ishte në krye të BFI-së që nga viti 2006 dhe disa herë është rizgjedhur me mandate prej 5 viteve. Emri i tij është lakuar në shumë skandale dhe krime financiare, që sipas kundërshtarëve të tij, kapin shifrën e miliona eurove.

Fotografia e tij e fundit në opinion ishte me bashkëshorten 24-vjeçare ku njoftoi kurorëzimin e tij. Ndërkohë, gjatë korona-krizës disa herë u kërcënua me votat e besimtarëve duke kërkuar para nga shteti, kurse gjatë urimit për Fitër Bajramin gjithashtu e shpalli koronavirusin të vdekur. 

Tv Klan