Ish – drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, u emërua në krye të Emergjencave Civile nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Pak orë më parë Xhaçka kishte firmosur shkarkimin nga detyra të ish – kreut të Emergjencave Civile Shemsi Prençi.

Emërimi i Çakos në këtë detyrë vjen vetëm 6 muaj pasi ai u shkarkua nga ministri Fatmir Xhafaj nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Tv Klan