Shkarkohet nga detyra Donika Prela


Shkarkohet nga detyra Donika Prela

10:21 25/09/2020

Ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda nuk justifikoi pasurinë

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë paraditen e së premtes nga Komisioni i Posaçëm i Apelit, pasi Prela nuk justifikoi dot pasurinë.

Prela nuk justifikoi dot blerjen e një apartamenti në kryeqytet dhe një shumë parash prej 45 milionë lekësh të vjetra.

Ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda u konfirmua në detyre nga Shkalla e Parë, por ishte Komisioneri Publik që ankimoi vendimin duke sjellë më pas shkarkimi përfundimtar dhe largimin nga radhët e drejtësisë.

Tv Klan



Të ngjashme