Melsi Labi, i cili mbante postin e drejtorit të Muzeut Kombëtar, është shkarkuar nga detyra. 

Lajmi për largimin e tij nga ky post u publikua fillimisht në media, ndërsa burime për

tvklan.al

thanë se edhe vetë Labi e kishte marrë vesh nëpërmjet medias.

Megjithatë, shkarkimi i tij u konfirmuar zyrtarisht pak më vonë

Dy ditë më parë, në një intervistë për një media online, Labi shprehu pakënaqësi në drejtim të Ministrisë së Kulturës, për buxhetin e vënë në dispozicion të institucionit që ai drejton.

Kreu i Muzeut Kombëtar shënjestoi Ministren Mirela Kumbaro duke thënë se financon projekte private, si Bunk’Art, ndërkohë që po lë në harresë pasurinë publike.

Melsi Labi erdhi në krye të Muzeut Kombëtar në 2013 –ën./tvklan.al