Pritet largimi i drejtuesit të Qendrës Kombëtare të Kulturës. Ministria e Kulturës ka vendosur t’a zëvendësojë me drejtorin e Pallatit të Kulturës, Shkëlqim Daja, ndërsa Edi Muka drejtori i Piramidës, ka një vit e gjysmë që menaxhon punën këtu, duke sjellë dhe elementë të rinj. Ndaj për të ky është një largim i pamotivuar.

Burime të Ministrisë së Kulturës, thonë se bëhet fjalë për një lëvizje nga kjo detyrë në një tjetër dhe jo për heqje nga puna, por jo zyrtarisht drejtorit Muka i ka mbërritur urdhri i shkarkimit. Për moslargimin e tij nga puna ka mbërritur një peticion nga drejtues, artistë, kuratorë e gazetarë nga disa vende të Europës që mbështesin punën e tij./tvklan.al